FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Joao Felix zyrtarizohet te Atletico: Nuk dua të jem Ronaldo, por …

Atletico Madrid ka prezantuar zyrtarisht blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, Joao Felix. Ylli portugez do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 7, teka ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i “Los Colchoneros”.

 

“Jam këtu për të shkruar historinë time. Dua të mbahem mend si Joao Felix. Ai është Cristiano Ronaldo dhe unë Joao Felix. Ai është një futbollist i madh dhe aktualisht më i mirë në botë. Më ka thënë shumë gjëra për Madridin, një qytet që e pëlqen shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dua ta vendos veten nën presion. Ndonjëherë dëgjojmë gjëra të mira dhe herë të tjera jo. Dua vetëm të bëj punën time, që ta ndihmoj sa më shumë ekipin. Benfica është një ekip special për mua, do ju jem shumë mirënjohës. Kam marrë mesazhe të shumta nga shumtë futbollistë, të cilët më kanë uruar fat”, deklaroi Joao Felix që u transferua te Atletico për shifrën e 126 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?