Jonuz: Barazim zhgënjyes ndaj Flamurtarit, por sërish kualifikohemi ne!
Mirsad Jonuz është shfaqur pakënaqur dhe shumë i zhgënjyer për barazimin me shifrat 2-2 ndaj Flamurtarit në Shkodër. Trajneri i Vllaznisë pavarësisht rezultatit në ndeshjen e parë beson se skuadra e tij do të kualifikohet.
“Ishte një ndeshje që nuk shkoi ashtu siç e planifikuam dhe e prisnim. Ky barazim më zhgënjen shumë, pasi ne duhet që ta fitonim ndeshjen në Shkodër. Kishim lënë pushim disa prej titullarëve, duke qenë se ka ngjeshje ndeshjes, por prapë nuk është justifikim, sepse ne kemi bërë merkato, për të shtuar cilësinë dhe konkurrencën, jo vetëm në 11-she, por për të qenë solid edhe në stolin e rezervave.
Ne jemi Vllaznia dhe një ndeshje si kjo e sotmja duhej që ne ta fitonim. Sidorenko luajti si titullar, bëri mirë, por ishte i pafat. Tashmë duhet që të shohim përpara, në ndeshjen e kampionatit dhe besoj te çunat se Vllaznia do të kualifikohet”, tha Jonuz pas sfidës së Kupës së Shqipërisë.

KOHA JONË SONDAZH

