FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jonuz: S’ka diferenca në Superiore, dua që lojtarët të argëtohen duke luajtur

Vllaznia do të luajë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Teutës. Trajneri Mirsaid Jonuz është optimist për të marrë një rezultat pozitiv teksa ka kërkuar që lojtarët të argëtohen duke luajtur.

 

“Kemi punuar mjaft mirë gjatë kësaj periudhe pushimi. Të gjitha problemet që kemi pasur, sa iu përket dëmtimeve të disa lojtarëve, janë të tejkaluara. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të fazës së dytë. I njoh tashmë skuadrat e Superiores, sepse kemi luajtur me të gjitha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të them se, nga vendi ku ndodhemi ne e deri te kreu, që mbahet nga Partizani, nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Kemi luajtur ndeshjen e fazës së parë me Teutën në Durrës, kemi marrë pikë atje me dhjetë lojtarë. E njohim shumë mirë kundërshtarin e nesërm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga ndeshja e fundit me Tiranën kemi filluar të bëjmë lojën që unë e kërkoj. Kërkesat taktike që kam pasur për lojtarët do të fillojnë të zbatohen në ndeshje që nesër. Sidoqoftë, kam një porosi për lojtarët e mi: të kënaqen duke luajtur, të mos jenë nën presion!

Vllaznia i ka kualitetet e duhura që të mposhtë cilindo kundërshtar në kampionat. Na mungon një lojtar shumë i rëndësishëm, si Hygor, por e kemi gjetur zgjidhjen tashmë”, deklaroi trajneri i Vllaznisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?