Jordi Alba rinovon, te Barcelona deri në vitin 2020!

Vetëm pak ditë para finales së Championsit, Barcelona blindon mbrojtësin e majtë Jordi Alba. 26-vjecari brenda dy ditësh do të firmosë kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me klubin blaugrana deri në qershor të 2020-ës. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2017, por duke para rëndësinë që ka Alba në formacionin e Luis Enriques, i është ofruar rinovimi edhe për tre vite të tjera. Në kontratën e re do të përfshihet edhe klauzola e largimit, që kap shifrën e 150 milion Eurove.

Alba mbërriti në Katalunjë nga Valencia në verë të 2012-ës, por interesat është fakti që ky futbollist është formuar në La Masia nga 1998 deri më 2005. Shpejtësia dhe shpirti i sakrificës në krahun e majtë e kanë shndërruar në titullar të padiskutueshëm në formacionin katalanas.

Alba ka luajtur 71 ndeshje me Barcelonën në Primera Division, duke shënuar 3 gola. Që nga 2011 është pjesë e Spanjës, ku është akivizuar në 33 takime nga Del Bosque. Me “La Roja”, 26-vjecari ka realizuar 5 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?