Josef: Jam i ngjashëm me vëllanë, shpresoj të bëjë aq mirë sa ai

Vëllai i Caleb Ekubanit, Josef, ka firmosur me të kuqtë duke nisur një aventurë të re në Shqipëri. 19-vjeçari ka folur për “RTSH Sport” ku tregon mbi eksperiencën te “Demat e kuq” dhe e pranon se vëllai i tij i madh ka ndikuar në transferimin e tij.

Si po ndiheni te Partizani?

Te Partizani jam mirëpritur nga klubi, stafi dhe shokët e skuadrës. Tani për tani po ndihem shumë mirë. U binda të jem pjesë e Partizanit, sepse para së gjithash më dhanë mundësinë të luaj në një kampionat të rëndësishëm dhe jam i motivuar për të dhënë maksimumin tim dhe të zhvilloj një sezon të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka ndikuar eksperienca e vëllait Caleb në transferimin tuaj te Partizani?

Swiss Digital Mobile Reklama

Të them të drejtë po. Kur Caleb erdhi këtu bëri shumë mirë dhe këtë shpresoj edhe unë. Të bëj mirë dhe në fund të vitit të shohim si do shkojnë gjërat.

Ngjashmëri mes teje dhe Kaleb?

Jemi të ngjashëm në fizik dhe në mënyrën si sulmojmë hapësirat. Pastaj si të gjithë personat çdo kush ka karakateristikat e tij. Mua më pëlqen më shumë të luaj fizikisht dhe të gjej hapësira. Më pëlqen ndeshja kur ka hapësira dhe mund të përdor shpejtësinë, e të sulmoj në thellësi. Vihem në dispozicion të skuadrës kur duhet mbrojtur dhe ruajtur topi.

Jeni gati për skuadrën?

Prej 3 ditësh jam bashkuar me skuadrën dhe po stërvitem rregullisht me ekipin. Kam vetëm pak ditë, nuk jam në 100% të formës time, nëse aktivizohem premtoj se do të jap maksimumin.

Përballja me Qarabağ?

Jemi një grup lojtarësh shumë të mirë. Të gjithë punojmë së bashku dhe bëjmë atë që thotë trajneri në mënyrë që ta vëmë në zbatim. Do të jenë dy ndeshje interesante. Qarabag është një skuadër e vështirë, por ne do të bëjmë të pamundurën dhe të shohim në fund se çfarë do të ndodhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?