“Ju betohem për djalin, jam shumë i lumtur”, fjalimi prekës i Ronaldos pas fitores së Europianit (VIDEO)
Para 3 vitesh Portugalia arriti që të fitonte “Euro 2016”, duke fituar në finalen ndaj vendit mikpritës të Francës. Ky ishte një trofe shumë i veçantë për Cristiano Ronaldon, i cili e ka konsideruar si trofeun më të rëndësishëm në karrierën e tij, duke harruar Champions League, apo “Topin e Artë”. Fjalimi i portugezit ka bërë xhiron e botës, teksa në të dëgjohen fjalë të mëdha për të gjithë ekipin, trajnerin dhe stafin.
“Do të doja ta falënderoj këtë njeri këtu (referohet trajnerit). Së pari pa të, asnjëri prej nesh nuk do të ishim këtu. Së dyti, të gjithë lojtarët, të gjithë stafin, të gjithë që dhanë kontributin e tyre. Askush nuk besoi te Portugalia, por e vërteta është se ne e arritëm qëllimin. Të gjithë ne. Ne e arritëm. Jam shumë i lumtur, kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Harrojini trofetë individuale, Ligën e Kampionëve, ky moment këtu është më i lumturi i jetës sime. Kam qarë tri apo katër herë deri më tani.
Vëllai im më tha të qetësohem dhe unë i thashë: “Hugo, nuk mundem”. Është e vërtetë, prej thellësisë së zemrës sime, betohem me jetën e djalit tim, jam jashtëzakonisht i lumtur. Mund ta përsëris këtë 100 herë, jam shumë i lumtur. Ky është trofeu që më mungonte. Faleminderit të gjithëve, lojtarëve, stafit dhe ty përsëri trajner. E gjithë besimi që e kishe sinqerisht më ka prekur. Ne e merituam këtë. Jemi tani në histori të Portugalisë. Jemi ekipi i parë që e arrin këtë”, u shpreh Ronaldo para të gjithëve në dhomat e zhveshjeve.
KOHA JONË SONDAZH

