Nga Julio Cesar te Diego Lopez, 7 lojtarët që kanë braktisur Realin për Milanin
Nga Real Madrid te Milani, një rrugë që është ndjekur në merkaton e transferimeve vetëm në 7 raste. Theo Hernandez është lojtari i tetë që largohet nga kryeqyteti spanjoll për të kaluar te kuqezinjtë. I fundit që e kishte bërë para tij ishte Diego Lopez, i cili i hapi rrugën karrierës së madhe të Donnarumma-s. I pari ka qenë një mbrojtës brazilian, i cili nuk kujtohet as nga tifozët e zjarrtë të Milanit.
JULIO CESAR (2000)- Nuk bëhet fjalë për portierin që fitoi tripletën me Interin, por një mbrojtës qendror, i cili erdhi në formë huazimi dhe luajti vetëm 4 ndeshje në sezonin 2000-2001. Karriera e tij ishte shumë e çuditshme, pasi filloi dhe përfundoi në Honduras.

FERNANDO REDONDO (2000)– Duhej të ishte goditja e madhe e Gallianit, i cili e rrëmbeu pas një gare me Interin për 35 miliardë, gjatë një takimi që pati në Madrid në muajin korrik. Në Milanello aventura e tij nuk shkoi aspak mirë, duke pësuar dëmtime të shumta. Në katër sezone, u aktivizua vetëm në 16 ndeshje, duke mos treguar në asnjë moment klasin e tij.
.jpg)
RONALDO (2007) – Nuk dëshironte që të qëndronte më në Madrid dhe donte të kthehej me çdo kusht në Milano. Ai priste që Moratti ta mirëpriste me krahë të hapur tek Interi, por në fakt ishte Galliani ai që e donte më shumë duke e bindur që të vishej kuqezi. Në fund u paguan 7.5 milionë euro dhe në më pak se një viti luajti 20 ndeshje, duke shënuar 9 gola, nga të cilat një në derbin ndaj Interit.

EMERSON (2007) – Braziliani la Juventusit pas skandalit “Calcopoli”, duke ndjekur Capellon në Madrid. Reali e la të lirë për 5 milionë euro, por në dy sezonet që luajti të kuqezinjtë, nuk mundi që të tregonte vlerat e tij. Me vetëm 27 ndeshje në Seria A, aventura e tij te kuqezinjtë ishte shumë e shkurtër për të lënë mbresa, teksa do të transferohej më pas te Santos.

KLAAS-JAN HUNTELAAR (2009)- Duhej të ishte goditja e madhe, sulmuesi që shihej si zgjidhja për të zgjidhur problemin e golave. Milani pagoi për të 15 milionë euro, por shkëlqeu vetëm në një sezon, për t’u zhdukur më pas. Në Seria A shënoi vetëm 7 gola në 25 ndeshje.

KAKA (2013) – Një rikthim romantik, tek i cili u dedikua shprehjes së famshme: “Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë”. Real Madridi pas një negocimi të gjatë e la Kaka-n që të shkonte te Milani falas, por ai nuk ishte më lojtari që kishte fituar “Topin e Artë”. Një sezon me vetëm 30 ndeshje dhe 7 gola dhe më pas do të rikthehej te San Paolo, përpara përvojës amerikane me Orlandon në SHBA.

DIEGO LOPEZ (2014) – Fillimisht u cilësua si një blerje e mirë, sepse erdhi me kosto zero, dhe me përvojën e tij të jepte shumë besim. Më pas erdhi shpërthimi i Donnarumma-s, duke bërë që Diego Lopez të harrohej. /Rozalb Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

