Jurgen Gjasula, zyrtarisht lojtar i Greuther Furth

Jurgen Gjasula transferohet zyrtarisht te Greuther Furth. Mesfushori shqiptar firmosi një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Bundesligës së dytë duke gjetur kështu një ekip të ri pas largimit nga Aalen.

Klubi gjerman i Greuther Furth me një komunikatë në faqen e tij zyrtare në internet që bëri të ditur transferimin e Gjasulës në Bavari. Menjëherë pas firmës me 29-vjeçarin shqiptar foli për mediat Drejtori Sportiv i Greuther Furth, Michael Mutzel. Ky i fundit e cilësoi Jurgen Gjasulën si një mesfushor kreativ që do ta ndihmojë shumë skuadrën në fazën sulmuese.

“Jemi të lumtur që kemi nënshkruar me një lojtar si ai” – deklaroi në vijim Mutzel. Greuther Furth do të jetë skuadra e 5-të gjermane në karrierën e Jurgen Gjasulës që në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellat e Kaiserslautern, Fsv Frankfurt, Duisburg dhe së fundmi Aalen. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare numëron deri tani 124 paraqitje dhe 18 gola të realizuar në Bundesligën e dytë gjermane. Pasi firmosi kontratën me skuadrën e tij re Gjasula u shfaq shumë i lumtur duke theksuar se kalimi te një klub i njohur si Greuther Furth është një hap përpara në karrierën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat dhe mezi po pres momentin për të zbritur në fushë” – shtoi në përfundim 29-vjeçari shqiptar. Në sezonin që sapo u mbyll Gjasula zhvilloi në total 26 ndeshje me Aalen në Bundesligën e dytë duke realizuar edhe 6 gola por rrëzimi i këtyre të fundit në kategorinë e tretë bëri që futbollisti t’i jepte lamtumirën ekipit nga landi i Baden-Wurttemberg, me Gjasulën që zgjodhi si destiancion të ri ish- skuadrën e Mërgim Mavrajt, Greuther Furth-in.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?