Jurgen Klop merr gjobën më të çuditshme në botë
Ndonjëherë të jesh i drejtë mund të të prishë më shumë punë.
Kështu ka ndodhur me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili pas ndeshjes përballë West Ham para dy javësh bëri një gjest të çuditshëm.
Arbitri i lejoi një gol të parregullt Liverpoolit dhe Klop duke dashur të bëhet si i mirë ka shpërthyer në kritika ndaj tij duke i kërkuar llogari pse lejoi atë gol.
Gjyqtari ka mbetur me gojë hapur, pasi po i tërhiqte veshin, pikërisht njeriu që ai e kishte ndihmuar.
Megjithatë, arbitri e kaloi situatën vetëm me disa fjalë, ndërsa trajneri i Liverpoolit ka mësuar ndshkimin e tij për gjaknxehtësinë e treguar.
Trajneri gjerman ka marrë një gjobë të majme për shkak të komenteve të bëra në përfundim të ndeshjes.
Ai do të duhet të paguajë plot 51 mijë euro për protestat e bëra karshi gjyqtarëve. Epo ju prezantojmë me Jurgen Klop, trajnerin më të drejtë në botë…
KOHA JONË SONDAZH

