Jurgen Klopp kërkon të transferojë një nga mesfushorët më të mirë të Kupës së Botës
Jurgen Klopp i ka kërkuar drejtuesve të Liverpool një mesfushor si përforcim në merkaton e janarit dhe objektivi kryesor është marokeni Sofyan Amrabat. Ky i fundit luan në Serie A me ekipin e Fiorentina, me të cilën ka një kontratë deri në verën e vitit 2024.
Për të bërë të mundur këtë dëshirë, skuadra angleze është gati të ofrojë deri në 40 milionë stërlina, për të kënaqur si skuadrën vjollcë ashtu dhe lojtarin.
Vlera e mesfushorit 26-vjeçar u rrit ndjeshëm pas botërorit, ku ai bëri një paraqitje të shkëlqyer me Marokun, duke shkuar deri në gjysmëfinale.
Amrabat luajti çdo minutë në 7 ndeshjet e Marokut, duke qenë i pazëvendësueshëm dhe ishte një lider për kombëtaren e tij. Për këtë arsye, Klopp e konsideron si një përforcim me vlera për mesfushën e tij, ndërkohë që mund ta aktivizojë edhe në Champions League.
Nuk do të jetë aspak e thjeshtë pasi për Sofyan Amrabat ka patur mjaft kërkesa pas Botërorit dhe nga skuadra të tjera evropiane.
KOHA JONË SONDAZH

