Juve, Allegri: Në një ndeshje të vetme, e mposhtim Barçën
Masimiliano Allegri u shaq i qetë në konferencën për shtyp në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të Championsit kundër Barcelonës. Sipas 47-vjecarit, Juventusi nuk do të shkojë në Berlin për të bërë viktimën, por për të ngritur lart trofenë. – “Skuadra është përmirësuar shumë dhe beson në aftësitë e saj. Kjo më bën që ta përgatis i qetë këtë finale. Nuk do të shkojnë në Berlin për të pritur që kundërshtari të na shënojë. Një përballje e vetme është një avantazh i vogël për ne. Kemi një skuadër me karakter. ” Por si mund të mposhtet Barcelona sipas Allegrit?
“Mjafton të luajmë mirë dhe t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur. Pastaj finalet gjithmonë vendosen nga episodet. E kemi të qartë se cfarë cilësish kanë Messi, Neymar e Suarez e vecanërisht Iniesta. Bracelona luan një futboll ndryshe nga të gjitha skuadrat e tjera. Nuk duhet të bëjmë mrekulli, thjesht të jemi sa më kompaktë, për të mos i lejuar që të shfaqin cilësitë e tyre më të mira”
Në kampin bardhezi presin një Tevez magjik, për të vënë sadopak baraspeshën në cilësi mes dy skuadrave.
“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tevez. Ai mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ndeshja do të përgatitet në bazë të karakteristikave të Barcelonës”
KOHA JONË SONDAZH

