Juve-Barça, deri më 27 mijë euro një biletë për finalen e Berlinit

Për herë të parë, Barcelona dhe Juventusi do të përballen në një finale të UEFA Champions League, ndërsa për herë të fundit rrugët e tyre në këtë kompeticion janë kryqëzuar 12 vjet më parë. Interesi për të ndjekur këtë super-sfidë më 6 qershor është i jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për dy prej klubeve më të mëdha të kontinentit, me tifozeri për t’u patur zili, por që për fat të keq jo të gjithë do ta kenë shansin që të jenë në stadium, në finalen e madhe të Berlinit. Nga 70.500 vende që është kapaciteti i “Olympiastadion”, UEFA ka vënë në dispozicion 20 mijë bileta për secilën skuadër. Vetëm 6 mijë do të dalin në shitje për të gjithë, ndërsa pjesa tjetër i është rezervuar sponsorëve dhe partnerëve të UEFA-s. Biletat nuk kanë dalë ende në shitje, por tifozët duhet të nisin të kursejnë nëse duan të jenë në Berlin. Për vendet e kategorisë 4, një biletë parashikohet ta kalojë shifrën 2 mijë Euro, ndërsa për kategorinë 1 çmimet bëhen edhe më të kripura dhe shkojnë deri në 4 mijë Euro. Këto çmime në fakt llogariten për masën e gjerë, sepse ka të tjera që prekin stratosferën. Bëhet fjalë për biletat që shiten bashkë me një paketë shërbimesh luksoze dhe në këtë rast, për të ndjekur të paktën 90 minuta lojë, duhet të paguash nga 7 mijë deri në 27 mijë Euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?