Juve i falet një “magjie” të Dybala-s ndaj Atleticos, Real barazim “të çmendur” me PSG (VIDEO)

Në një ditë të tillë në vendin tonë është e vështirë që të flasësh për futboll, edhe ku bëhet fjalë për Champions League. Mbrëmjen e sotme janë luajtur disa duele shumë interesante.

 

Juventus ka arritur një tjetër fitore 1-0 ndaj Atletico Madrid, duke siguruar vendin e parë në grup. Ndeshjen e vendosi një “perlë” e Dybala-s në fundin e pjesës së parë ndaj një goditje dënimi në një pozicion të prirët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madrid ka barazuar 2-2 ndaj PSG në një ndeshje të çmendur. Në minutën e 17-të, pas një aksioni model të iniciuar nga Hazard, Isco arrin që të godasë shtyllën, ndërkohë që më pas topi shkon te Benzema, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar. Francezi dyfishoi avantazhin në minutën e 79-të, por PSG nuk e kishte thënë fjalën e fundit pasi në harkun e dy minutave shënoi dy gola me Mbappe dhe Di Maria-n.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bayern Munich fitoi 65-0 ndaj Crvena Zvezdës, teksa Lewandowski ishte i papërmbajtshëm me 4 gola, ndërkohë që rezultatin e hapi Goretzka dhe e mbylli Tolisso.  Tottenham fitoi me përmbysje 4-2 ndaj Olympiakos, ndërkohë që City barazoi ndaj Shakhtar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?