Juve mbyll Seria A, 2-2 me Veronën, gati për finalen e Champions

Mes Veronës dhe Juventusit përfundon në barazim 2-2 por festa është e gjitha për Luca Tonin që me golin e realizuar ndaj bardhezinjëve është shumë pranë fitimit të Këpucës së Artë në Serinë A. Në stadiumin Bentegodi më shumë sesa për pikët që nuk i bënin punë asnjërës prej dy skuadrave luhej për golashënuesin, me Luca Tonin nga njëra anë e Carlos Tevez nga ana tjetër. Gjithsesi për të zhbollkuar shifrat mendoi Ricardo Pereyra që në minutën e 42-të kaloi Juventusin në avantazh. Por reagimi i Veronës nuk mungoi me kapitenin e vendasve Luca Toni që barazoi shifrat në të 48-tën. Goli i 22-të për 38-vjecarin në kampionat dhe tashmë Tonit i mjafton që Icardi të mos realizojë dy herë ndaj Empolit të Dielën për të qenë ai Këpuca e Artë e Serisë A, pasi Tevez nuk realizoi dhe u ndal në kuotën e 20 finalizimeve.

Por përvec luftës për golashënuesin në fushë luhej dhe për prestigj me Llorenten që kaloi sërish Juventusin përpara në minutën e 57-të. Në të 88-tën Tevez pati mundësinë e artë për ta cuar në 21 numrin e golave por portieri i Veronës Rafael i bëri një nder Luca Tonit duke e ndalur argjentinasin. Atëherë kur nuk pritej erdhi edhe barazimi i vendasve pikërisht në minutën e 93-të me Juanito Gomez që theu për herë të dytë në këtë takim rezistencën e Buffon. Në Bentegodi gjithcka përfundoi me shifrat 2-2 me Juventusin që  mbylli me një barazim një sezon të jashtëzakonshëm ku u kurorëzua me titullin e 31-të kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?