Juve nuk heq dorë nga Pogba, ja oferta që mund të befasojë Realin

Paul Pogba mbetet ëndrra e madhe e Juventusit gjatë kësaj vere. Klubi bardhezi nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të rimarrë francezin, i cili vlerësohet 150 milionë euro nga “Djajtë e Kuq”. Një shifër e çmendur, por jo e pamundur për t’’u arritur. Kampionët e Italisë besojnë se duke përdorur kartën Paulo Dybala, mund të bëjnë një shkëmbim me klubin anglez.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e klubit torinez po punojnë për afrimin e një tjetër mesfushori të madh. Pogba ka luajtur për 4 sezone, duke shënuar 34 gola në 178 ndeshje.

Dëshira e tij është që të kthehet sërish në Itali, por duhet mposhtur edhe konkurrenca me Realin, pasi është një kërkesë e trajnerit Zidane. Juventus beson se me përfshirjen në tratativa të Dybala-s, vlera e të cilit shkon në 80-90 milionë euro, atëherë do të jetë edhe më bindës. Pogba do të rikthehet më 7 korrik në stërvitje me United, por francezi kërkon që deri atëherë ta ketë zgjidhur të ardhmen e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?