FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juve para finales së Champions, mbrojtësi Chiellini mbetet në “spital”

Lideri i mbrojtjes së Juventus-it, Chiellini, është dëmtuar në stërvitjen e djeshme dhe mban në ankth bardhezinjtë.

Stafi mjekësor nuk duket aspak optimist për rikuperimin e lojtarit në kohë, ndaj dhe trajneri Allegri nis punën për të gjetur alternativat e reja.

Sipas trajnerit livornez, nëse Chiellini nuk ja del mbanë të kthehet, në mbrojtje do të aktivizohet Ogbonna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë do të ndryshojë edhe skema e lojës, pasi Allegri kishte planifikuar të luante me 3-5-2 klasik, por tashmë do t’i duhet ta kthejë ekipin tek 4-3-1-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mënyrë në prag të finales së madhe, Allegri ka probleme me mbrojtjen, pasi Chiellini mbetet në “spital” dhe Barzagli sapo është kthyer dhe nuk është në formën më të mirë.

I vetmi lojtar në formë të mirë është Bonucci, i cili do ta ketë të vështirë të mbajë i vetëm Messi-n, Neymar-in dhe Suarez-in.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?