Juve “sfidon” bastet, finalja e Champions më afër

Gola, spektakël dhe emocione në "Juventus Stadium". Bardhezinjtë i gëzohet fitores 2-1 të skuadrës së Massimiliano Allegrit. Mposhtet Reali i Madridit nën goditjet e Morata- Tevez dhe skuadra më pak e kuotuar e gjysmëfinaleve, tashmë ka shanse reale për të shkuar në finale.

Atmosferë fantastike në "Juventus Stadium" për rikthimin e Juves pas plot 12 vitesh në gjysmëfinalet e Champions, edhe në 2003 si tani, kundërshtari ishte Reali i Madridit. Surprizë e Allegrit në formacion me Sturoaron në mesfushë ndërsa Vidal mbështeste Morata e Tevez. Ancelotti prezantohej me rreshtimin 4-4-2 duke avancuar Sergio Ramos në mesfushë, para Bale e Ronaldo me James Rodriguez e Iscon nga krahët. Fillim i zjarrtë i Juventusit, Vidal gjendet para Casillas pa u mbushur një minutë lojë, kiliani u rrëzua por për arbitrin gjithçka ishte e regullt. Reali në vështirësi serioze me Casillas që u vu në provë vetëm 5 minuta më pas nga Morata, dhe ishte pikërisht spanjolli i larguar verën e kaluar nga Bernabeu ai që zhbllokoi avantazhin me hakmarrjen klasike të ishit.

Juventus Stadium në delir. Provon Tevez, Casillas largon topin por në shtyllën e dytë është pikërisht ai, djali planprishës që ndëshkon shtëpinë prej nga ku u largua. 1-0 për Juventusin, Ronaldo provon me një goditje në të 12-tën, por Buffon devijon në korne. Megjithatë Juventusi pas 25 minutave të zjarrta uli ritmin dhe Realit nuk iu desh më tepër për të marre kontrollin duke ndëshkuar bardhezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harkim i ëmbël i James Rodriguez në minutën e 27-të dhe Ronaldos i mbetej vetëm të fuste kokën për të barazuar, fantastik kolumbiani, Ancelotti mund të marrë frymë sërish, goli i 9 sezonal në 11 ndeshje të Championsit për Ronaldon, goli i 76 në kompeticionin madhor askush nuk ka shënuar më shumë se ai në Champions. Tani në vështirësi është Juventusi, tjetër rast i bujshëm për Realin në minutën e 41-të, Isco nga e majta kroson për James që nga dy hapa larg godet traversë. Të dyja skuadrat shkojnë në ekuilibër në dhomat e zhveshjes për t’u rikthyer me Juventusin me një marrsh më tepër. Tevez lëshohet në një kundërsulm në minutën e 56-të, duelon deri në fund me Carvajal që zgjedh zonën e gabuar për ta rrëzuar dhe Atkinson tregon pikën e bardhë të 11 metërshit. Merr përsipër Apashi që vihet përballë Casillas.

Swiss Digital Mobile Reklama

2-1 për Juventusin, gol i rëndë nga Tevez që kalon në delir tifozët bardhezinj. Provon të përgjigjet në minutën e 64-të Reali me James që propozon me finte dhe Ronaldo që nuk arrin dot në takimin me golin. Minuta e 78-të sjell rokadën iberike në kampin Italian me Moratën që i lë vendin Fernando Llorentes, dhe është pikërisht sulmuesi bask ai që i fut drithërimat Realit. Llorente përfiton nga gabimi i Varane, kalon edhe Casillas në të djathtë dhe çon topin në qendër ku nuk është askush për ta shfrytëzuar. Biondi me sytë e kaltër për pak sa nuk goditi sërish në minutën e 92-të kur tentoi me kokë pas krosimit të Pirlos, ndërsa Casillasit iu desh të bënte akrobaci deri në fund, por vërshëllima finale e Atkinson e mbylli ndeshjen në 2-1. Juventusi shkon në avantazh në Bernabeu, do të jetë e vështirë por bardhezinjtë kanë në dispozicion dy rezultate nga tre për t’u kualifikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?