FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus argëtohet me tripletën e Ronaldos ndaj Cagliarit, Milani nuk fiton as me Ibrën (VIDEO)

Juventus dhe Cristiano Ronaldo e nisin në mënyrën më të mirë vitin 2020. Bardhezinjtë fituan me lehtësi 4-0 ndaj Cagliarit në “Juventus Stadium”, në një duel të dominuar nga fillimi deri në fund. Skuadra torineze në fraksionin e parë do të vuante krijimin e rasteve në saj të mbrojtjes shumë të mirë të ishullorëve.

Fillimi i fraksionit të dytë do të ishte i vrullshëm për ekipin e Sarrit që arrin që të zhbllokojë rezultatin. Cristiano Ronaldo përfitoi nga një gabim i mbrojtësit Clavan në minutën e 49-të. Portugezi shënon prej 5 ndeshjesh radhazi në Seria A. Në minutën e 66-të, Paulo Dybala arriti të fitojë një penallti me një veprim shumë të bukur në zonë, teksa u pengua nga Rog. Nga pika e bardhë do të shkonte Cristiano Ronaldo, duke mos gabuar.

10 minuta nga fundi, Gonzalo Higuain është vrastar brenda zonës së rreptësisë duke realizuar golin e tretë, dhe të 5-in në kampionat. Një minutë me pas Douglas Costa shërbeu për Ronaldon, i cili do të realizonte tripletën e parë me fanellën e Juventusit në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fiton Juventusi, por jo Milani. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Sampdorias në “San Siro”. Zlatan Ibrahimovic hyri në fushë në minutën e 55-të, por nuk mundi që linte gjurmë në këtë ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atalanta mposhti Milanin 5-0 Parmën në “Gewiss Stadium”, duke konfirmuar se ka sulmin më të mirë të kampionatit. Gomez, Freuler dhe Gosens shënuan në pjesën e parë për zikaltrit, por goleada u siglua nga Josiph Ilicic, që shënoi dy herë në pjesën e dytë, ndërsa Atalanta u ngjit në kuotën e 34 pikëve, një më pak se Roma e vendit të katërt.

/R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?