Juventus arrin akordin edhe me Ajax, ja detajet e transferimit të De Ligt

De Ligt-Juventus, tani janë më pranë se kurrë. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Paratici ka arritur akordin total me futbollistin dhe Raiolën. Lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, plus 4 bonus, duke arritur shifrën e 12 milionë eurove në sezon.

 

Vetë mbrojtësi ka dhënë “Ok” për transferimin në Torino dhe është gati për të nisur një aventurë të re te bardhezinjtë. Paratici është gati për të udhëtuar në Amsterdam për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi holandez ndërkohë ka pranuar ofertën prej 70 milionë eurosh, duke bërë një ulje të vogël nga kërkesa prej 75 milionë eurosh. Ajax ka vendosur për të mos i prishur planet mbrojtësit, i cili është gati për të bërë një hap të madh në karrierë. Në orët në vijim pritet edhe zyrtarizimi, ndërkohë që do të ketë edhe një klauzolë të De Ligt, e cila fillimisht kap shifrën e 150 milionë eurove dhe rritet me kalimin e sezoneve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?