Juventus bën blerjen e katërt në merkato, synimi i radhës është Romanjoli

Juventus bën goditjen e katërt në merkato e verës. Bardhezinjtë pas Kaldarës, Spinacolës dhe Emre Çan, kanë arritur marrëveshjen me portierin e Xhenoas, Matia Perin. Kampionët e Italisë do të paguajë në arkat e kuqebluve 11-12 milionë euro, për të sjellë në Torino portierin që pritet të jetë zëvendësues i Sheznit.

Gjithsesi edhe pas këtyre 4 afrimeve, mund të thuhet se puna në merkaton e Juves sapo ka nisur, pasi synimet dhe objektivat janë ende të shumta. Kështu në orët e fundit janë shtuar përpjekjet për të marrë nga Milani mbrojtësin Alesio Romanjoli, i cili pëlqehet shumë nga Alegri.

Më pas puna do të përqendrohet për të gjetur një mesfushor cilësor, ku më i pëlqyeri është Milinkoviç-Saviç dhe një sulmues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?