Juventus bën gati ofertën zyrtare për të rrëmbyer Marcelon
Objektivi i madh i Juventusit për verën e këtij viti është Marcelo. Bardhezinjtë janë gati për të rrëmbyer mbrojtësin brazilian, i cili nuk po kalon aspak një moment të mirë në Madrid.
Agnelli dhe Paratici, kanë avantazhin se ekziston një dëshirë e madhe e futbollistit për t’u ribashkuar me Cristiano Ronaldon, ndaj kanë bërë gati edhe një ofertë zyrtare. Sipas “Tuttosport”, skuadra torineze do të ofrojë 45 milionë për klubin spanjollë, ndërkohë që për mbrojtësin është bërë gati një kontratë me 12 milionë euro në sezon duke e bërë futbollistin e dytë më të paguar.
Marcelo ka një kontratë që i mbaron në vitin 2022, por ai kërkon që të nisë një aventurë të re dhe për të vijuar fitoren e trofeve. Juventus duhet të rishohë edhe pozicionin e Alex Sandros, edhe pse ky i fundit rinovoi në muajin janar. 50 milionë euro duket se është oferta që mund të bindë ekipin italian për ta lënë të lirë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

