Juventus-Chelsea, nisin duelin për të rrëmbyer Zidane
Chelsea i shpall duel Juventusit për Zinedine Zidane. Lajmi raportohet nga gazeta “The Sun”. Blutë kanë vendosur që t’i besojnë strategut francez për të pasuar Sarrin, në rast se ish-trajneri i Napolit dështon në objektivat e mbetura (kualifikimi në Champions dhe Europa League. Juventusi ndërkohë ka zgjedhur ish-futbollin e Juventusit në rast se do të dështojë Massimiliano Allegri në Champions.
“Po, një ditë do të rikthehem në Torino. Kurrë nuk i dihet, por mes meje dhe Juventusit ka një lidhje speciale”, ka thënë Zidane, disa kohë më parë duke lënë të kuptohet se një ditë do të drejtojë Juventusin.
Tashmë trajneri francez, i cili ka hyrë në historinë e Champions League, duke fituar tre trofe radhazi me Real Madrid. Gjithçka do të varet nga Massimiliano Allegri, pasi në rast te një largimi të mundshëm, afrimi i Zidane te Juventusi do të ishte shumë i mundur, duke prishur planet e Roman Abramovich.

KOHA JONË SONDAZH

