Juventus e mbyllë me humbje sezonin në Seria A (VIDEO)

Juventus e ka mbyllur me një humbje sezonin 2018-2019 në Seria A. Kampionët e shpallur disa javë më parë të Italisë janë mundur minimalisht 2-0 nga Sampdoria, teksa kishin lënë pushim disa prej yjeve të skuadrës.

Ndeshja dhuroi pak emocione teksa spikatën disa raste sporadike të Quagiarellës dhe të Paulo Dybala-s në krahun tjetër. Allegri ndërkohë aktivizoi disa elementë të rinj, duke hedhur në fushë edhe Portanovën.

10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Moise Kean shënoi golin e avantazhit, por që do të anulohej për pozicion jashtë loje. 4 minuta më pas në krahun tjetër dorianët realizuan me Defrel, i cili shënoi një gol aksidental pas një goditje në hyrje të zonës. Ky ishte goli i 11-të për sulmuesin e Sampdorias këtë sezon. Në minutën e parë shtesë, Caprari shënoi një gol shumë të bukur pas një goditje dënimi, duke mposhtur portierin Pinsoglio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus në këtë mënyrë pëson humbjen e katërt në këtë sezon, teksa nuk fiton prej 5 ndeshjesh, që kur siguroi titullin kampion. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?