Juventus firmos me talentin 17-vjeçar nga Argjentina (VIDEO)

Juventus krahas të tashmes, po mendon edhe për të ardhmen në merkato. Skuadra bardhezi ka nënshkruar me futbollistin 17-vjeçar argjentinas Mattias Soule, që është rritur në akademinë e skuadrës së mirënjohur River Plate.

Ka qenë vetë futbollisti që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka hedhur edhe një foto në zyrat e klubit bardhezi, duke nënshkruar kontratën.

“Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e parë si profesionist. Falënderoj Juventusin që më ka besuar dhe të gjithë të afërmit e mi që më kanë mbështetur”, shkroi 17-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?