FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus fiton me penallti miqësoren ndaj Interit, Buffon shfaqet si “Superman” (VIDEO)

Juventus ka arritur që të fitojë miqësoren ndaj Interit me penallti 4-3, pasi koha e rregullt do të mbyllej në barazim 1-1. Ndeshja nuk do të niste aspak mirë për skuadrën torineze që u gjend në disavantazh që në minutën e 10-të. Pas një goditje nga këndi De Ligt devijoi topin në rrjetën e portës së tij, duke shënuar golin e parë me fanellën bardhezi në portën e gabuar.

 

Juventus pas shumë tentative arriti që të gjente golin e barazimit në mesin e fraksionit të dytë. Në minutën e 68-të, Cristiano Ronaldo ekzekutoi  me mjeshtëri një goditje dënimi në hyrje të zonës. Portugezi u ndihmua edhe nga një prekje e lehtë për të mposhtur portierin Padelli, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi. Koha e rregullt nuk do të sillte më asnjë gol, edhe pse bardhezinjtë shpërdoruan mundësi të mira me Ronaldon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ruletin e penalltive fitues do të ishte Juventusi 4-3, falë një super Buffon që ndali Rannochian, Longon dhe Borja Valeron, ndërkohë për torinezët gabuan Rabiot dhe Bernandeschi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?