Juventus i ofron rinovimin Rabiot, kërkon ta bindë me bonusin
Juventus po përpiqet të bindë mesfushorin francez Adrien Rabiot që të qëndrojë në Torino edhe sezonin tjetër. Kontrata e 27-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, ndërkohë që oferta e re e bardhezinjve është ajo e 7 milionë euro në sezon plus 1 milionë euro bonus.
Një ofertë që është ende shumë larg asaj që ka ardhur nga Manchester United verën e kaluar, por që është maksimumi që mund të ofrojë Juventusi.
Skuadra juventine pret një përgjigje nga lojtari, përgjigje që në fakt do të vijë nga nëna e lojtarit, Veronica, që është edhe menaxherja e tij.
Për trajnerin Allegri, lojtari është shumë i rëndësishëm për skemat e lojës së tij, ndaj dhe Juventus po përpiqet të bindë Rabiot të qëndrojë.
KOHA JONË SONDAZH

