FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus “mbush” arkën, shet talentin për 9 milionë euro

Juventus bën një tjetër shitje të rëndësishme në merkato. Bardhezinjtë kanë transferuar në mënyrë përfundimtare sulmuesin Alberto Cerri te skuadra e Cagliarit për shifrën e 9 milionë eurove.

Shuma do të paguhet në tre këse nga skuadra e Seria A, ndërkohë që operacioni do të sjellë një përfitim neto prej 8.4 milionë eurove, duke shtuar në arkën e “Zonjës” një shifër të rëndësishme.

Bardhezinjtë kanë përfituar nga merkato e janarit gati 50 milionë euro dhe nga shitja e Benatia, Sturaros dhe futbollistëve të rinj. Shifra që mund të përdoren për pagat e larta dhe për përforcime të reja në merkato. Cerri nuk ka luajtur ansjë ndeshje me ekipin e parë në Seria A. Në 8 ndeshje gjatë këtij sezoni, ai nuk ka gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës me Cagliarin. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?