Juventus mbush “arkën”, transferon mesfushorin te Genoa
Juventus vijon të punojë mjaft mirë në merkato. Skuadra bardhezi sot ka zyrtarizuar shitjen e Stefano Sturaros te skuadra e Genoas.
Kampionë e Italisë njoftuan se lojtari është shitur për shifrën e 16.5 milionë euro, të cilat do të paguhen në katër këste. Nga kjo marrëveshje Juventus ka dalë me bilanc pozitiv fitimi prej 12.9 milionë euro. Një tjetër marrëveshje me efekte pozitive nga Andrea Agnelli, pas largimit të Benatia në Katar për 10 milionë euro.
Juventus në këtë mënyrë ka përfituar mbi 20 milionë euro për dy futbollistë në muajin janar, duke bërë që në verë të ketë më shumë mundësi financiare për të bërë lëvizje të tjera në merkato.
KOHA JONË SONDAZH

