FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma mendon për sulmuesin e Realit nëse dështon për Higuain

Roma është në kërkim të një sulmuesi, teksa këtë verë pritet të humbasë Dzekon. Edhe pse qëllimi kryesor i drejtorit sportiv, Petrachi, mbetet Gonzalo Higuain, Mariano Diaz është një alternativë e mirë për verdhekuqtë.

 

Në rast se Juventusi nuk do ta linte të lirë Higuainin, atëherë Mariano Diaz do të kthehej në objektivin kryesor për të përforcuar sulmin e Romës, me Edin Dzekon, që është gjithnjë e më pranë Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama

25-vjecari nuk gjen hapësira në “Bernabeu” dhe me afrimin e serbit Jovic mundësitë për të luajtur janë edhe më të pakta për të. Lojtari me origjinë nga Republika Domenikane vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa ka një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?