FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus mund Sampdorian me dy “magji” të Dybala-s dhe Ronaldos (VIDEO)

Juventus arrin të marrë një tjetër fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Sampdorias duke konsoliduar pozitat në vendin e parë të renditjes. Bardhezinjtë zhvilluan një tjetër ndeshje shumë të mirë me trinomin Dybala-Ronald-Higuain.

Në minutën e 19-të, Alex Sandro jep një pasim për Dybala-n në hyrje të zonës, i cili godet fluturimthi duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në portën e Auderos, i cili nuk ka asnjë shans reagimi. Sampdoria e kishte të vështirë që të reagonte, por do të përfitonte nga një gabim i Alex Sandros. Në minutën e 35-të, bardhezinjtë gabojnë në largimin e topit duke i dhënë mundësinë Caprarit që mposhtë portierin Buffon.

Skuadra torineze hidhet në sulm për të kërkuar golin e avantazhit, të cilin do ta gjenin në fundin e pjesës së parë. Alex Sandro jep një krosim për Ronaldon, i cili kërcen në mënyrë të frikshme në ajër duke arritur që të shënojë. Mediat italiane shkruajnë se ai kërceu 70 centimetra në atë aksion, duke arritur lartësinë 2.56 m.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë do të ishte më e mërzitshme me bardhezinjtë që krijojnë shumë pak në sulm me gjithë ndryshimet e bëra nga trajneri Sarri duke nxjerrë nga fusha Dybala-n dhe Higuain. Cristiano Ronaldo në fundin e ndeshjes arrin të shënojë por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje, ndërkohë që dy minuta më pas portugezi ju afrua shumë golit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?