Juventus mund të humbasë De Ligt, Barcelona qëndron në pritje
De Ligt rrezikon të kthehet në një telenovelë. Tifozët e Juventusit mezi po presin njoftimin zyrtar të transferimit të tij te bardhezinjtë, por “Marca” mendon ndryshe. Gazeta spanjolle shkruan se Barcelona mund të rikthehet në garë, pikërisht për fajin e bardhezinjve.
“Transferimi i Matthijs de Ligt komplikohet për Juventusin, Barcelona është në pritje”, shkruan Marca. Ajax ka refuzuar ofertën e parë të Juventusit prej 65 milionë eurosh dhe 10 milionë bonuse. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me futbollistin dhe kanë në dorë transferimin e tij, por ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Ajaxin.
Barcelona ndërkohë ka gati 75 milionë euro, por ndryshe nga Juventusit, nuk ka një akord me mbrojtësin. Në ditët dhe orët në vijim priten lajme të tjera nga Holanda. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

