Juventus nis misionin e “pamundur” për të sjellë Ronaldon në Torino
Juventus ëndërron Championsion, dhe ky tashmë nuk është një lajm i ri. Bardhezinjtë i janë afruar shumë në vitet e fundit duke shkuar deri në finale, por ju ka munguar përvoja në finale. Një përvojë që e ka padyshim Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar në tre vitet e fundit. Në mediat spanjolle shkruajnë se bardhezintë janë një ndër ekipet që synojnë ta afrojnë gjatë merkatos së kësaj vere.
Torino. Marotta është i vetëdijshëm se ky do të jetë një “mision i pamundur”, por për ta realizuar këtë gjë në fushë ka zbritur vetë John Elkann, një nga drejtuesit e Juventusit, që ka takuar Jorge Mendez, menaxherin e portugezit.
Nëse klauzola e tij prej 1 miliard euro do të zbresë në 120 milionë euro, atëëherë është një lëvizje që mund të realizohet, ndërkohë që problemi tjetër është paga e portugezit që shkon në mbi 30 milionë euro./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

