Juventus publikon listën për finalen me Lazion, grumbullon edhe Chiellinin

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e Superkupës kundër Lazios. Sfida do të luhet ditën e diel, prej orës 17:45, në Riad të Arabisë Saudite.

Rikthimi më i bujshëm është ai i Chiellinit. Mbrojtësi nuk është ende gati, por trajneri Sarri e ka grumbulluar për të qenë pjesë e ekipit për ta ndihmuar në aspektin mental.

Szczesny dhe Alex Sandro kanë dhënë sinjale pozitive në stërvitje dhe janë grumbulluar të dy për finalen e së dielës. Sarri ka grumbulluar 24 lojtarë duke u dhënë mundësi pjesës më të madhe të ekipit të shijoj një trofe të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?