Juventus seri rekordesh në Seria A, ndaj Udineses vjen fitorja e 8-të pa pësuar gol (VIDEO)
8 fitore radhazi, asnjë gol i pësuar dhe 24 pikë të marra. Juventusi i Massimiliano Allegrit vijon rrugëtimin perfekt në kampionat duke marrë një sukses të rëndësishëm 1-0 në shtëpi ndaj Udineses.
Bardhezinjtë ju gëzuan rikthimit të Di Marias në fushë, i cili dha disa sinjale, por pa mundur që të lërë gjurmë. Sfida do të vendosej sërish në fundin e duelit.
Allegri i beson sërish Chiesa-s dhe Paredes, që i japin një tjetër ritëm ekipit torinez në pjesën e dytë. Pikërisht nga një aksion mes tyre, Chiesa kontrollon mjaft mirë një top në zonë dhe më pas shërben me portën e boshatisur kapitenin Danilo, që e ka mision fëmijësh dërgimin e topit në kuadrat. Juventus momentalisht merr vendin e dytë me 37 pikë, 4 më pak se Napoli kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

