Juventus sfidon sonte Bolognën, por mes shumë problemesh dhe mungesash
Shkëputja e gjatë dhe periudha e detyrueshme e izolimit për shkak të virusit COVID-19 duket sikur ka lënë pasojë në lojën e Juventusit, sidoqoftë është fakt që me trajnerin Sarri në timon “Zonja e Vjetër” është duke shfaqur probleme të mëdha pothuajse në të gjithë repartet.
Bardhezinjtë kanë fituar 13 nga 14 sfidat e fundit ndërmjet tyre në të gjitha kompeticionet, 8 prej të cilave radhazi, për më tepër kuqeblutë nuk ia dalin për të mposhtur Juventusin në shtëpi që nga shekulli i kaluar, më saktë që nga nëntori i 1998.
Virusi COVID-19 solli ndërprerjen e gjatë të kampionatit, pikërisht në një fazë delikate për klubin emilian, sepse pas triumfit spektakolar ndaj Romës, brenda në “Olimpico”, Bologna shënoi thjesht një gol dhe grumbulloi vetëm një pikë në tri sfidat e fundit me kundërshtarë si Genoa, Udinese e Lazio, ecuri negative që e zbriti skuadrën e drejtuar nga trajneri Sinisa Mihajlovic në mesin e klasifikimit të përgjithshëm, në vendin e 10-të, në kuotën e 34 pikëve, afërsisht gjysmën e pikëve krahasuar me kampionët në fuqi.
Te bardhezinjtë vazhdojnë të kenë probleme fizike lojtarë si Chiellini, Ramsey dhe Higuain. Në krahun tjetër, përveç futbollistit të ri danez, Andreas Skov Olsen, trajneri Sinisa Mihajlovic nuk do të ketë në dispozicione as tre lojtarë si: Mattia Bani, Federico Santander dhe Jerdy Schouten, që do të mungojnë për shkak të kartonëve.
KOHA JONË SONDAZH

