Juventus shkatërron Frosinonen, Dybala dhe Ronaldo dhurojnë spektakël (VIDEO)
Juventus rikthehet të fitoret në Seria A pas barazimit ndaj Parmës. Skuadra e Massimiliano Allegrit ka mundur 3-0 Frosinonen, në provën gjeneralë para ndeshjes së Champions League ndaj Atletico Madrid.
Paulo Dybala u kthye në fushë nga minuta e parë dhe e bëri në mënyrën më të mirë duke shënuar një super gol në minutën e 6-të me një goditje nga distanca që përfundon në trekëndësh.
Juventus do të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 17-të me Leonardo Bonuccin, i cili e kishte të thjeshtë për të shtyrë topin në rrjetë pas një pasimi të Mandzukic.
Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo i vendosi vulën ndeshjes në minutën e 63-të me një goditje në hyrje të zonës. Ky ishte realizimi i 19-të në këtë sezon për portugezin, i cili është golashënuesi më i mirë në Seria A. Juventus me këtë fitore ngjitet në kuotën e 66 pikëve, 14 më shumë se Napoli, që ka dhe një sfidë më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

