Juventus shkatërron Romën që në 45 minutat e para (VIDEO)
Sporti E Mërkurë, 22 Janar 2020 21:42
Juventus ka zhvilluar 45 minuta të frikshme ndaj Romës, duke e mbyllur në shifrat 3-0 pjesën e parë. Skuadra e Sarrit pasi shënoi me Ronaldon në minutën e 26-të, do të realizonte sërish me Bentancur në minutën e 38-të, pas një aksioni të rrjedhshëm.
Ndërkohë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Bonucci shënoi dhe golin e tretë me kokë, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes verdhekuqe.
KOHA JONË SONDAZH

