Juventus vendos rekord para ndeshjes ndaj Atleticos, fiton një shifër të frikshme

Juventus sonte në mbrëmje do të luajë ndeshjen e 201 në impiantin “Allianz Arena”, në një duel special, pasi bardhezinjtë synojnë që të përmbysin humbjen 2-0 të ndeshjes së parë. Bardhezinjtë do të kenë mbështetjen e madhe të tifozerisë, e cila do të jetë e bashkuar dhe jo e ndarë si në fundjavë kur ndodhën përplasje mes “Curva Nord” dhe “Curva Sud”.

Stadiumi do të jetë sigurisht i mbushur plotë me 41 mijë spektatorë dhe me shumë mundësi sipas mediave italiane do të vendoset një rekord i ri për të ardhurat. Aktualisht të ardhurat më të mëdha janë nga ndeshja në fazën e grupeve, ndaj Manchester United:4,2 milionë euro, ndërkohë që më parë më 11 prill 2017, arriti në 4.1 milionë euro.

Mbrëmjen e sotme, pritet që të ardhurat të arrijnë në 5 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?