Juventusi fiton falë një “perle” të Milik ndaj Cremoneses (VIDEO)
Juventusi vuan shumë, por e arrin të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Cremoneses. Skuadra bardhezi fitoi 1-0 falë një goli të shënuar në fundin e ndeshjes.
Trajneri Allegri eksperimentoi disi në formacionin fillestar duke hedhur në fushë disa të rinj. Në 45 minutat e para rastet ishin me pikatore.
Në fillimin e pjesës së dytë, bardhezinjtë aktivizojnë Chiesa-n, Rabiot, Kean dhe Paredes që i japin një tjetër ritëm lojës. Në fundin e kohës së rregullt, Milik ekzekuton në perfeksion një goditje dënimi që shkon në cepin e portës pa i dhënë mundësi reagimi portierit.
Me këtë fitore Juventus ngjitet në kuotën e 34 pikëve, vetëm dy më pak se Milani.
KOHA JONË SONDAZH

