Juventusi largoi “hajmalinë”, kur shënonte Mandzukic thuajse fitonte gjithmonë
4 tituj kampion në Serie A, 3 Kupa Italiane, 2 Superkupa Italie. Ky është libri i trofeve të Mario Mandzukic te skuadra e Juventusit. Sulmuesi kroat ishte një ndër të të preferuarit e tifozerive, jo më kot, por sepse jepte shpesh herë më shumë se 100 për qind në fushë. Bomberi kroat shënoi 44 gola në 162 ndeshje.
Kur shënonte gol Mandzukic, Juventusi ka fituar 39 ndeshje nga 41 të tilla në total, ose 95.1% të tyre. Numra të jashtëzakonshëm, edhe pse goli i fundit i nënkampionit të botës me fanellën bardhezi daton në maj 2019, në barazimin 1-1 kundër Atalantas.
Mandzukic në shpesh raste ka shënuar gola të rëndë me fanellën bardhezi. Sezonin e kaluar ai ishte vendimtar në fitoret ndaj Milanit, Romës, Interit, Napolit dhe Valencias. Tashmë ai do të vijojë karrierën në Katar ku do të përfitojë 8 milionë euro në sezon.
KOHA JONË SONDAZH

