FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventusi në Azi me shumë mungesa, Higuain i “dorëzon” numrin 9 Icardit?

Juventusi është nisur ditën e sotme për në turneun aziatik për të luajtur tri miqësore në Singapor, Kinë dhe Korenë e Jugut. Maurizio Sarri ka bërë të ditur edhe listën e futbollistëve që do të marrë me vete.

Kështu nuk ka udhëtuar me skuadrën Chiellini, për shkak të një dëmtimi, ndërsa në Torino kanë mbetur edhe Pjaniç, Ramsey, Douglas Costa, Khedira e perin, të cilët po vazhdojnë me programin e tyre të rikuperimit.

Nga ana tjetër, do të jetë vetëm për ndeshjen e parë në Singapor përballë Tottenhamit, mbrojtësi turk Merih Demiral, i cili më pas do të rikthehet në Itali, pasi nuk është pajisur me vizë për të hyrë në Kinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me skuadrën do të udhëtojë edhe Gonzalo Higuain, i cili ndryshe nga sezonet e tjera, këtë herë ka marrë fanellën me numrin 21, duke lënë bosh numrin 9, që me shumë gjasa është rezervuar për ish kapitenin e Interit, Mauro Icardi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?