Juves humbet, shkak Perla dhe Kane

Juventus, Bayern, Real Madrid, etj i janë bashkuar turneut miqësor të përvitshëm, “International Cup” që po zhvillohet në Singapor. Në takimet më të fundit, kampionët e Gjermanisë e Bayern Munich mposhtën 3-1 Realin e Madridit. Në një 90 minutësh ku trajnerët provuan sa më shumë lojtarë për të testuar gjendjen, bavarezët e vlerësuan maksimalisht përballjen duke rrëmbyer fitoren.

Arsenal mundi pastër 3-0 Fiorentinën. Në lojë tek italianët, u aktivizua edhe futbollisti shqiptar Erald Lakti i cili gjeti disa minuta në fundin e ndeshjes.

Juventus u mund 3-2 nga Tottenham, me nënkampionët e Europës që gjetën fitoren falë golit të pabesueshëm të Harri Kane nga mesi i fushës në sekondat e fundit të takimit. Tek bardhëzinjtë u rikthye me gol sulmuesi Higuain ndërsa shënoi edhe Kristiano Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?