Juves s’i mjafton Ronaldo, Napoli rikthehet te fitorja në “San Paolo” (VIDEO)

Juventus jo vetëm që nuk përfiton nga ndalesa e Interit dhe Lazios, por ka pësuar një humbje ndaj Napolit. Bardhezinjtë janë mposhtur 2-1 në “San Paolo” në një ndeshje shumë të dobët.

Vendasit ishin më të qartë dhe këmbëngulës, ndërkohë që në krahun tjetër Ronaldo, Higuain dhe Dybala nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë. Napoli zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62-të me Zielinskin, që e kishte të thjeshtë për ta devijuar topin në rrjetë.

4 minuta nga fundi, Insigne shënoi një gol të bukur me një goditje fluturimthi. Ronaldo reagoi menjëherë duke rihapur ndeshjen në minutën e 90-të, teksa gjen golin prej 8 ndeshjesh radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus pëson humbjen e dytë sezonale, ndërkohë që mban ende kryesimin me 51 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?