“Ka prishur një makinë perfekte”, tifozët e Napolit duan largimin e Ancelotti

Barazimi ndaj Milanit nuk ishte rezultati që në Napoli prisnin të merrnin për të dalë nga javët, ndoshta më të vështira të historisë së kohëve të fundit të klubit, me lojtarët që janë rebeluar, shoqërinë që po merr në konsideratë gjobat e rezultatet që nuk po vijnë.

 

Në shënjestër të tifozëve të kaltër, durimi i të cilëve duket se ka mbaruar, është Carlo Ancelotti, që ka përfunduar në bangën e të akuzuarve në rrjetet sociale: “Hiqeni”, “Ka prishur një makinë perfekte”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i njohur duket se ka humbur drejtimin e skuadrës e numrat e dënojnë: kualifikimi në 1/8 e Champions është ende i mundshëm, por Napoli nuk fiton prej 6 ndeshjesh (5 në kampionat) e për të gjetur një ecuri më të keqe duhet të kthehesh deri në 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të kaltrit kanë grumbulluar vetëm 20 pikë në 13 javë dhe nëse nuk kthehen tek fitorja rrezikojnë të mos marrin as kualifikimin Champions për sezonin e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?