FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaçe feston sot ditëlindjen, ja surpriza që i bënë shokët në stërvitje (VIDEO)

Ergys Kaçe ditën e sotme mbush 26-vjeç, teksa këtë sezon ditëlindja e gjen sërish te skuadra e PAOK, ku përgatitet për sezonin e ri.

Siç është e traditës te skuadra e Selanikut, lojtarët bëjnë një “tunel”, nga i cili është i detyruar të kalojë ai që ka ditëlindjen. Duke kaluar tunelin, shokët e skuadrës “dhunojnë” atë që ka ditëlindjen.

Nga kjo traditë nuk ka shpëtuar as Kaçe, i cili madje kishte shumë vështirësi ta kalonte. Momente që sollën jo pak të qeshura te futbollistët, të cilët duket se kanë krijuar një klimë të mirë mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?