Kaçe nuk gjen qetësi në Greqi, nuk del në stërvitje me ekipin për shkak të pagës
Nuk kanë të sosur problemet për mesfushorin e Kombëtares, Ergys Kaçe, por këtë herë nuk ka të bëjë aspak me shkaqe të mos aktivizimit.
Kaçe, i cili prej fillimit të këtij sezoni është pjesë e skuadrës së Panathinaikosit, së bashku me pjesën tjetër të ekipit nuk ka zhvilluar seancën stërvitore, në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit, të cilët, sipas asaj që raportojnë mediat helene, nuk kanë dhënë pagat e lojtarëve.
Ekipi ia ka bërë të qartë presidentit të Panathinaikosit, Vasilis Konstantinou, se ata nuk do të stërviten deri në momentin që pagat do të kalojnë në llogarinë e tyre. Mediat greke, ndër tjera, shkruajnë se hera e fundit kur futbollistët janë paguar ka që në muaji tetor.
Pas heqjes së tri pikëve nga ana e Federatës Greke të Futbollit për shkak se klubi nuk i kishte paguar 500 mijë euro mesfushorit Jens Ëemmer, i cili më herët ka qenë pjesë e Panathinaikosit, këtë herë do t’i duhet të përballet dhe me revoltën e pjesës tjetër të skuadrës.
KOHA JONË SONDAZH

