FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kalari: Fitore e vështirë që na shijon, trajnerin e Partizanit e di vetëm …

Trajneri i përkohshëm i Partizanit, Kalari, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e të kuqve ndaj Vllaznisë, e cila erdhi sipas tij falë sakrificës së lojtarëve.

“Ishte një fitore e vështirë, por këto fitore të shijojnë më shumë. E rëndësishme ishte të luanim të gjithë bashkë dhe të jepnim maksimumin. Vazhdojmë me sëmundjen e vjetër që humbim shumë raste dhe më vjen keq për këtë.

Sakrifikuam dhe dhamë shpirtin në fushë. Edhe kur ke mungesa, lojtarët që futen nuk ndryshojnë shumë. Kjo është forca e skuadrës që ka objektiva madhorë, si titulli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendësimet dhe ekuilibrat? Kur synon fitoren, do të rrezikosh më shumë. Do të shtosh një forcë më shumë në sulm e do të heqësh një forcë në mbrojtje. Normalisht patëm disa rreziqe, por më pas shënuam dhe vendosëm ekuilibrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i Partizanit? Asnjë nga ne nuk e ka idenë se kush do të jetë trajneri i Partizanit. Këtë e di vetëm presidenti dhe drejtori. Te Partizani e rëndësishme është që të vijë një trajner që e njeh ambientin dhe kampionatin dhe të hyjë direkt në ritmin e kësaj skuadre dhe të vijojë rrugën që ka klubi ynë për t’u shpallur kampion”, deklaroi Kalari pas ndeshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?