FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kalendari i sezonit 2018-19 në La Liga, ja kur do të luhet “El Clasico”

Ditën e sotme është zbuluar kalendari për sezonin 2019-20, që fillon fundjavën e 18 gushtit dhe do të vazhdojë deri më 24 maj. Shorti i 38 javëve, për të dytin vit radhazi ka qenë asimetrik.

Barcelona do ta nisë mbrojtjen e titullit në “San Mamés” kundër Athletic Bilbaos, ndërsa Real Madridi do të debutojë kundër Celtas në “Balaídos”. Atletico Madrid do ta nisë me sfidën e shtëpisë kundër Getafes.

Sa i përket raundit të fundit, që do të luhet në javën e parafundit të majit, Barcelona do të përballet në transfertë me Deportivo Alaves, Real Madridi do të presë Leganes, ndërsa Atletico Madrid në “Ëanda Metropolitano” kundër Real Sociedadit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy “El Clasico”-t e kampionatit mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhen në javën e 10-të me 27 tetor (Camp Nou) dhe më javën e 26-të, më 1 mars, në “Santiago Bernabeu”. Derbi Madrid do të zhvillohet në Wanda Metropolitano në javën 7-të (29 shtator) dhe në fazën e dytë në “Bernabeu” në javën e 22-të (2 shkurt).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?