“Kalojmë ne, do t’i shkatërrojmë në shtëpi”, mesazhi i Ronaldos që po bën xhiron e botës
Besimi që tregoi Cristiano Ronaldo para ndeshjes ndaj Atletico Madrid nuk ishte diçka e re, pasi ylli portugez frymëzohet gjithmonë në sfida të tilla të mëdha. 5 ditë para ndeshjes, CR7 pati një komunikim në “WhatsApp” me ish-mbrojtësin e bardhezinjve, Patrice Evra, ku shprehu besimin për një përmbysje të madhe.
“Kam besim te ti vëlla, nuk e kam humbur asnjëherë besimin”, i shkruan francezi, ndërkohë që CR7 i përgjigjet: “E di, do ta kalojmë turin vëlla. Në shtëpi i shkatërrojmë”.
Kjo ka qenë biseda që ka postuar Evra në Intagram 5 ditë më parë, duke zbuluar se portugezi kishte besim të madh në një përmbysje të rezultatit. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

