FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampioni Evropës, Briken Calja merr mbështetje nga presidenti Meta

Briken Calja triumfoi në Europianin e fundit, duke triumfuar dhe marrë tre medalje ari. Edhe pse kampion Europe, jeta e tij nw aspektin sportiv nuk ka pasur asnjë ndryshim. Gjithsesi ka edhe nga ata që e kanë vlerësuar dhe të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Si një ish-sportist, madje i marrë pikërisht me peshëngritje, kreu i shteti e ka pritur sportistin.

Meta, me këtë rast nuk humbur mundësinë të pozojë me të dhe në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, shkruan: “Kënaqësi të takoja sot peshëngritësin, Briken Calja, fituesin e 3 medaljeve të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, shumë të çmuara në këtë Vit të Skënderbeut. Shpresojmë të tjera medalje gjatë këtij viti, jo vetëm nga peshëngritja por edhe nga sporte të tjera”.

Një ditë e bukur për peshëngritësin Briken Calja, që ashtu si kolegët e tij pret më shumë mbështetje nga shteti, pasi edhe e meritojnë në fakt, kjo prej atyre që kanë arritur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?